Çmime të reja të derivateve të naftës, lirohet dizeli, shtrenjtohet bezina





Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.06 për qind.

Sipas vendimit, nga 29 shtatori 2026 në ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë:

EUROSUPER BS-95: 100 denarë/litër – rritje për 1 denar.
EUROSUPER BS-98: 102 denarë/litër – rritje për 1 denar.
EURODIZEL BS: 100 denarë/litër – ulje për 4.5 denarë.
Vaj ekstra i lehtë EL-1: 111.5 denarë/litër – ulje për 3 denarë.
Mazut M-1 NS: 49.882 denarë/kg – ulje për 0.196 denarë.

Në vendimin e ri është aplikuar edhe masa e Qeverisë për TVSH-në e reduktuar në 10 për qind për Eurodizelin, si dhe akciza e ulur për benzinat dhe naftën.

Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator, çmimet referente të derivateve në tregun botëror kanë shënuar ndryshime të ndryshme gjatë periudhës së fundit. Te benzina është regjistruar një rritje e lehtë, ndërsa te dizeli, vaji ekstra i lehtë dhe mazuti janë shënuar ulje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo