Arrestohet inspektorja e Agjencisë së Ushqimit, dyshohet se kërkonte para për të lëshuar procesverbal pozitiv





Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është arrestuar gjatë një aksioni policor në Shkup, nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare për përfitime personale.

Sipas informacioneve jozyrtare, gjatë kontrolleve inspektorja u kërkonte subjekteve dokumentacion që nuk ishte i nevojshëm, ndërsa lëshimin e një procesverbali pozitiv dyshohet se e kushtëzonte me pagesën e një shume parash.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa priten informacione zyrtare nga institucionet kompetente.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo