Bitcoin arrin nivelin më të lartë në 8 muaj, kalon 85 mijë dollarë





Bitcoin është ngritur mbi 85 mijë dollarë, duke arritur nivelin më të lartë në 8 muaj.

Kriptomonedha më e madhe tregtohej të hënën rreth 85 mijë e 700 dollarë. Gjatë ditës, çmimi preku mbi 86 mijë dollarë.

Rritja ditore ishte mbi 5 për qind, ndërsa Bitcoin ka fituar mbi 30 për qind që nga 19 gushti.

Sipas The Wall Street Journal, rritja u mbështet nga hyrjet e kapitalit në fondet Bitcoin ETF. Ndikim patën edhe zhvillimet rregullatore në Shtetet e Bashkuara.

Tregut i dha shtysë edhe mbyllja e pozicioneve të investitorëve që kishin parashikuar rënie të çmimit. Kompania Strategy njoftoi blerjen e 950 Bitcoin-ëve për rreth 75.7 milionë dollarë. Pas kësaj blerjeje, ajo zotëron rreth 846 mijë Bitcoin, raporton Barron’s.

Edhe aksionet e kompanive të lidhura me kriptovalutat shënuan rritje. Coinbase dhe Robinhood u ngritën me mbi 5 për qind para hapjes së tregut.

Megjithatë, Bitcoin mbetet nën nivelin prej mbi 97 mijë dollarësh, të regjistruar në janar të këtij viti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo