Ademi: Ali Ahmeti ka dhënë intervistë në Hagë për diku rreth 27 orë për tre ditë





Sekretari i BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “N’Dritë” në Alsat u përplas me deputetin e VLEN-it, Bekim Qoku lidhur me çështjen e gjykimit në Hagë dhe interpretimet e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari. Pas akuzave nga Qoku se Ali Ahmeti ka qenë dëshmitar në Hagë, Ademi tha se ka dhënë intervistë ka dhënë, por në cilësinë e udhëheqësit të UÇK-së.

“Nuk është e vërtetë që se zotëri Ali Ahmeti ka qenë si dëshmitarë, ai është intervistuar si drejtues i Lëvizjes Kombëtare dhe si themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra diku rreth 27 orë për tre ditë është intervistuar dhe nuk ka qenë dëshmitar”, tha Ademi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo