“Turqia mbetet strategjike për SHBA-në”/ Ambasadori amerikan: Trump dhe Erdogan kanë marrëdhënie të mira





Rëndësia strategjike e Turqisë për Shtetet e Bashkuara mbetet e fortë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme për sistemin rus të mbrojtjes S-400. Ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, theksoi se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë mbeten të rëndësishme, ndërsa presidentët Donald Trump dhe Rexhep Tajip Erdogan kanë një raport të mirë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se diplomati amerikan vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së komunikimit të hapur mes dy vendeve, të cilat janë aleate në NATO. Sipas tij, Turqia mbetet një partnere e rëndësishme për administratën amerikane, veçanërisht në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në rajon. Një nga çështjet kryesore që vazhdon të ndikojë marrëdhëniet dypalëshe është blerja e sistemeve ruse S-400 nga Turqia.

Procesi në Kongresin amerikan lidhur me sanksionet e parashikuara nga ligji CAATSA vijon, ndërsa përdorimi i sistemeve ruse të mbrojtjes krahas sistemeve amerikane mbetet problematik për bashkëpunimin ushtarak. Megjithatë, Barrack e cilësoi çështjen e S-400 si të menaxhueshme dhe theksoi se ajo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet më të gjera mes dy vendeve. Ai vlerësoi gjithashtu zhvillimin e industrisë vendase turke të mbrojtjes dhe rolin e Turqisë në sigurinë rajonale.

Duke folur për marrëdhënien mes dy liderëve, ambasadori amerikan tha se Trump dhe Erdogan kanë një kimi të fortë, duke e konsideruar raportin personal mes tyre si një faktor që ndihmon në ruajtjen e komunikimit të ngushtë mes Uashingtonit dhe Ankarasë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo