Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt, sipas fakteve e provave





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Apeli duhet ta trajtojë profesionalisht rastin e ish-krerëve të UÇK-së, që janë dënuar me 81 vjet burgim nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale në Hagë,

Pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, Hamza ka thënë se shpreson që të mos ketë nevojë për rigjykim dhe se Apeli të marrë vendim mbi bazën e fakteve, provave dhe drejtësisë.

“Ne po presim që mos me pasë nevojë me u kthyer në rigjykim fare. Apeli me vendosë drejt për rastin mbi bazën e fakteve, provave dhe mbi bazën e drejtësisë. Ne po kërkojmë drejtësi. Edhe po duam të besojmë që Apeli ka me trajtuar mirë, me trajtuar korrekte këtë rast, me pasë gjyqtarë me integritet, profesional, që do merren me vendimin mbi bazën e provave dhe fakteve”, ka thënë Hamza para gazetarëve.

I pyetur për mundësinë e tërheqjes së lëndës në Gjykatë Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit pa nënkryetarin e kësaj partie, Hamza tha se bëhet fjalë për situata hipotetike.

“Janë situata hipotetike të cilat mundemi me i pritë ditëve në vijim. Nuk tërhiqet ajo veç ashtu pa pa pasë nevojë, pa pasë arsye”, ka thënë Hamza. /Klankosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo