Arrestohen në Tetovë dy persona për ndërmjetësim në prostitucion, bastisje dhe sekuestrime nga policia
Tetovë – Dy persona janë arrestuar në Tetovë nën dyshimet për veprën penale “ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit”, në një aksion të realizuar nga zyrtarët e SPB Tetovë. Raporton Tetovasot.
Më 21 shtator 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Ilinden”, policia privoi nga liria M.C. (27) nga Tetova dhe K.Z. (31) nga Bogovina, me vendbanim në Tetovë. Po atë mbrëmje, me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës, u krye bastisje në banesën dhe hapësirat ndihmëse të K.Z., ku u sekuestruan një fishek dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale. Pas dokumentimit të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse, raporton Tetovasot.