Veterani Shyti për ish-krerët e UÇK-së: Liria erdhi nga këta vizionarë, trima dhe burrështetas





Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, ka marrë pjesë sonte në protestën në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke iu drejtuar protestuesve në sheshin “Skënderbeu”, Shyti ka folur për sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e ish-krerëve të UÇK-së në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

“Sot kemi gjithandej varreza të dëshmorëve, e kemi lirinë, por liria erdhi nga këta vizionarë, nga këta trima dhe burrështetas, sepse këta kishin guximin dhe vizionin që të formojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Shyti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo