Tragjedi në Raven të Gostivarit, gjendet i vdekur një 60-vjeçar – plagoset rëndë edhe një polic gjatë hetimeve





Gostivar – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Raven të Gostivarit, ku një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Pas denoncimit të bashkëshortes se ai nuk ishte kthyer nga puna, policia ndërmori kërkime dhe e gjeti të vdekur pranë stadiumit të fshatit. Afër trupit u gjet edhe një sharrë motorike. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, një zyrtar policor ra në një pus betoni të hapur rreth 1.5 metra të thellë dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Hetimet për rastin po vazhdojnë, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo