Policia ka regjistruar disa raste të reja të dhunës në familje në Shkup dhe Manastir. Janë raportuar sulme mes bashkëshortëve, ish-partnerëve dhe partnerëve në procedurë shkurorëzimi, ndërsa në një rast një grua ka pretenduar se është kërcënuar për të tërhequr një kallëzim të mëhershëm. Të gjitha rastet janë në procedurë hetimore, raporton Tetovasot.