Djemtë e patriotëve tetovarë nga Këllni në mbështetje të UÇK-së dhe Hashim Thaçit (VIDEO)





Djali i Rafi Halilit dhe Ramadan Sinanit, dy atriotë nga Terova, ndodhet sonte në Këln të Gjermanisë për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me gjithsej 81 vite burg krerët e UÇK-së.

Siç shihet në videon e siguruar nga TetovaSot, qindra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur para Katedrales së Këlnit në Gjermani, duke brohoritur: “UÇK! UÇK! – Hashim Thaçi”.

Sipas informacioneve, protestat pritet të vazhdojnë edhe në vende të tjera të Evropës, si dhe në New York, para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo