Nata e gjashtë e protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është përmbyllur.
Mijëra qytetarë kanë zënë sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë, duke kërkuar drejtësi.
Katër drejtuesit e UÇK-së janë dënuar nga Gjykata Speciale nën akuzën e ashtuquajtur “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Në total, dënimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së kapi 81 vite burgim.
Ndërkohë, gjatë ditës, në shesh kanë protestuar edhe studentë të Universitetit “Hasan Prishtina”.