Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite ka shkatërruar një dron të nisur nga rebelët Houthi, në jug të Mekës, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të ndaluar mbi qytetin e shenjtë. Autoritetet saudite e konsiderojnë Mekën një vijë të kuqe, ndërsa Houthi-t kanë mohuar se qyteti ishte objektivi i sulmit.
Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite ka shkatërruar një dron të nisur nga rebelët Houthi në jug të Mekës, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të ndaluar mbi qytetin e shenjtë.
Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga zëdhënësi i koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, se droni u kap të martën në mbrëmje dhe përbën përpjekjen e dytë të Houthi-ve për të goditur Mekën, pas një rakete balistike të lëshuar në korrik të vitit 2017.
Meka, qendra e pelegrinazhit vjetor të Haxhit ku ndodhen disa prej vendeve më të shenjta të Islamit, konsiderohet nga autoritetet saudite si “vijë e kuqe”. Arabia Saudite kishte lëshuar alarme sigurie për qytetin të martën, ndërsa zyrtarët Houthi dhe anetari i byrose se Houthi-ve kanë mohuar se Mekka ishte objektivi i sulmit.
Arabia Saudite nën presion, nafta Brent kalon 108 dollarë për fuçi pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike
Incidenti vjen në një periudhë përshkallëzimi të luftimeve në Lindjen e Mesme. Gjatë javës së fundit, Houthi-t të mbështetur nga Irani, kanë njoftuar për disa sulme ndaj Arabisë Saudite, përfshirë një sulm të hënën ndaj një baze ajrore, si hakmarrje ndaj sulmeve në Jemen, ku u lane të plagosur 13 civilë.
Përshkallëzimi ka prekur edhe infrastrukturën energjetike të Arabisë Saudite, behet fjale për një sulm të së premtes që nxori jashtë funksionit tubacionin “Lindje-Perëndim”, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës saudite. Tubacioni, rreth 1.200 kilometra, lidh fushat e naftës në Gjirin Persik me Detin e Kuq dhe është bërë veçanërisht i rëndësishëm pasi trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit është ndërprerë nga lufta.
Tregtarët paralajmërojnë mbyllja e zgjatur e tubacionit mund të shkurtojë deri në 4% të furnizimit global me naftë. Arabia Saudite nuk ka njoftuar se kur do të rifillojnë operacionet, ndërsa Sekretari amerikan i Energjisë, deklaroi se nafta bruto pritet të rrjedhë sërish brenda pak ditësh.
Arabia Saudite ka udhëhequr koalicionin kundër Houthi-ve që prej vitit 2015. Konflikti ishte qetësuar viteve të fundit pas një armëpushimi, por u përshkallëzua këtë muaj, pasi forcat Houthi zmbrapsën forcat e lidhura me qeverinë jemenase.
Në këtë situatë, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, zhvilloi javën e kaluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump, duke kërkuar mbështetje ushtarake; deri tani, ndihma amerikane është kufizuar në mbështetje me informacione të inteligjencës.