Komuna e Skenderajt me organizim për përcjelljen e verdiktit ndaj katërshes së UÇK-së





Komuna e Skenderajt me organizim për përcjelljen e verdiktit ndaj katërshes së UÇK-së
Komuna e Skenderajt njofton qytetarët se nesër, nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, fillon organizimi për përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, i cili pritet të shpallet nga ora 10:00.

“Ftojmë qytetarët të jenë të pranishëm dhe ta përcjellim së bashku këtë moment të rëndësishëm, me shpresën që drejtësia do të triumfojë dhe Çlirimtarët tanë do të shpallen të pafajshëm”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

“Bashkë në pritje të drejtësisë!”, përfundon njoftimi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo