Tetovë – Policia ka arrestuar një 65-vjeçar nga rrethina e Tetovës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij 62-vjeçare se ishte sulmuar fizikisht në banesë. Sipas policisë, është raportuar gjithashtu se i dyshuari për një periudhë të gjatë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike edhe ndaj vajzës së tyre 49-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me procedurë ligjore. Raporton Tetovasot.