Tetovë – Një 43-vjeçar nga Sellarca e Epërme është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin gjatë kohës kur ndaj tij ishte në fuqi masa e ndalimit për drejtim mjeti. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Raporton Tetovasot.