Taravari: Sonte do të jetë një natë e gjatë për shqiptarët, nesër presim “Festën e Lirisë”





Sonte do të jetë një natë e gjatë për ne shqiptarët, me sytë e të gjithëve të drejtuar nga Haga, ka shkruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Taravari thotë se shqiptarët po numërojnë minutat deri në momentin kur, sipas pritshmërisë së tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të lirohen nga akuzat.

“Sonte do të jetë një natë e gjatë për ne shqiptarët, të gjithë me sytë nga Haga po numërojmë minutat derisa nesër në mëngjes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të lirohen nga çdo akuzë e Festa e Lirisë të mbulojë çdo cep të trojeve shqiptare”, ka shkruar Taravari, njofton TS.

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar zyrtarisht se aktgjykimi në çështjen ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet edhe online në gjuhën shqipe.

Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor ka nisur në prill të vitit 2023.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo