Gucati pas aktgjykimit: E papranueshme, sot kjo gjykatë tentoi dhe arriti ta kënaqë Rusinë dhe Serbinë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gucati e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm, duke pretenduar se me këtë aktgjykim janë kënaqur Serbia dhe Rusia.
E papranueshme. Sot kjo gjykatë tentoi dhe arriti ta kënaqë Rusinë dhe Serbinë me vendimet që i mori, gjoja se ne kemi bërë krime lufte, por kjo gjoja është e pavërtetë”, ka deklaruar Gucati.