Më 13.09.2026 në ora 19:10, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.G.(52) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga Z.I.(24) nga Gostivari se rreth orës 18:50 në vendin e saj të punës në një objekt hotelerik, ai është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar fizikisht. Gjatë alkooltestit të kryer, tek ai është konstatuar prani e alkoolit në gjak prej 0,98 promilësh, pas çka është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.