Për mua është nder dhe kënaqësi e veçantë që sot të mund t’ju drejtohem në këtë ngjarje.
Do të përpiqem të jem i shkurtër, pasi parametrat teknikë të pajisjeve dhe mënyrа se si kjo pajisje ka mbërritur këtu, në këtë pikë kufitare, tashmë u tha.
Dua t’i përgëzoj kolegët nga dogana që, me këtë pajisje, ta rrisin në mënyrë praktike efikasitetin dhe ta intensifikojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duhet të tregojmë se të jesh kriminel dhe të merresh me kriminalitet është një profesion që nuk ia vlen.
Ju jeni praktikisht në vijën e parë të mbrojtjes së ligjit dhe sundimit të së drejtës dhe për këtë arsye duhet të vazhdoni në këtë drejtim edhe në periudhën që vijon. Fatkeqësisht, kemi edhe raste kur individë të caktuar vendosin të jenë aleatë të krimit dhe kriminelëve, shpresoj se këto janë vetëm episode të vogla, të pafat dhe përjashtime.
Kjo Qeveri ka një synim serioz për t’u dalë përpara atyre që kanë vendosur të jenë aleatë të krimit dhe herët a vonë, dua t’i them qartë opinionit publik maqedonas dhe qytetarëve se ata do të kapen dhe do të dalin para drejtësisë.
Të merresh me kriminalitet duhet të jetë një veprimtari që nuk ia vlen dhe ky është qëllimi kryesor i kësaj Qeverie.
Dëshiroj ta falënderoj edhe ambasadorin Rokas për mbështetjen e tij, për gjithçka që bën për ne dhe për vendin, ta falënderoj drejtorin e Doganës, së bashku me të gjithë nëpunësit doganorë, njerëz që e kryejnë me ndershmëri punën e tyre dhe kujdesen për të ardhmen e vendit, si dhe ministren e Financave, e cila së bashku me mua në Qeveri jep mbështetje të pakushtëzuar për punën e Doganës.
Dëshiroj të them se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë ta mbështesim punën e Doganës dhe pres nga Dogana që, krahas këtyre rezultateve të mira, të arrijë rezultate edhe më të mira, në mënyrë që të gjithë së bashku të arrijmë rezultate të shkëlqyera, ndonëse deri tani mund të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur me punën e kryer nga Dogana e Maqedonisë.
Prandaj, qoftë me fat përdorimi pajisjeve të reja, të donacionit nga ana e Bashkimit Evropian dhe të dëshmojmë të gjithë së bashku se profesioni i të qenit kriminel nuk ia vlen.