Forcimi i partneritetit me Këshillin e Evropës në fushat kyçe të gjyqësorit





Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua me udhëheqësin e Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Soldatov, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në fushat me rëndësi për Ministrinë e Drejtësisë.

Në takim u shpreh gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimi intensiv dhe mbështetjes në disa fusha të rëndësishme, ndër të cilat:

ndihma juridike falas;
forcimi i kapaciteteve të sistemit të burgjeve;
lufta kundër gjuhës së urrejtjes, jo tolerancës dhe diskriminimit.
Mbështetja e Këshillit të Evropës është e një rëndësie të jashtëzakonshme për avancimin e reformave në gjyqësor dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Përkushtimi i përbashkët, partneriteti dhe qasja e koordinuar do të jenë kyçe për zbatimin e suksesshëm të projekteve dhe arritjen e rezultateve konkrete në interes të qytetarëve.

Forcimi i partneritetit me Këshillin e Evropës në fushat kyçe të gjyqësorit

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo