TS mëson: Arife Idrizi është gruaja e parë kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Bërvenicës





Arife Idrizi pritet të jetë kandidatja e pavarur për kryetare të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet lokale të vitit 2026, mëson TetovaSot.

Sipas informacioneve të siguruara nga TS, kandidatura e Idrizit vjen pas një rrugëtimi rreth 30-vjeçar në Komunën e Bërvenicës.

Në vitin 1996, në një periudhë të vështirë dhe të tensionuar, Arife Idrizi hyri në Komunën e Bërvenicës, duke u bërë gruaja e parë shqiptare që ndërmori një hap të tillë.

Që nga atëherë, ajo ka qenë pjesë e administratës komunale për rreth tri dekada, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe duke u shërbyer banorëve të komunës.
Kandidatura e saj e pavarur tashmë shihet si një alternativë jashtë strukturave partiake, ndërsa mesazhi që pritet të përcillet është bashkimi i qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo fetare.

Idrizi synon që përvoja e saj shumëvjeçare në komunë të kthehet në një angazhim politik për drejtimin e Komunës së Bërvenicës.

Sipas burimeve të TS-së, qëllimi i kësaj kandidature është që në qendër të vendosë qytetarin dhe interesin e komunës, duke e paraqitur garën jo si përplasje mes palëve, por si një përpjekje për një komunë më të mirë dhe në shërbim të të gjithë banorëve.
Nga një hap i guximshëm në vitin 1996, te gara për të drejtuar Komunën e Bërvenicës në vitin 2026 – ky është rrugëtimi që e sjell Arife Idrizin në garën e sivjetme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo