Aksident mes dy kamionëve në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohen dy persona, policia nis hetimet





Një aksident trafiku njoftohet të ketë ndodhur ditën e sotme, në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ku janë përfshirë dy kamionë të tonazhit të rëndë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ky i fundit theksoi se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

‘’Ju njoftojmë se sot, më 12.09.2026, rreth orës 14:54, në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy kamionë të tonazhit të rëndë, me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në automjete, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar’’, ka njoftuar Veseli për Express.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo