Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka publikuar pamje nga Marshi për Liri, i mbajtur sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Krahas pamjeve që dëshmojnë pjesëmarrjen masive dhe atmosferën e krijuar në kryeqytet, Hoxhaj ka shkruar shkurt: “UÇK-ja e popullit!”
Në këtë marsh, qytetarë nga mbarë Kosova u bashkuan në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Marshi përfundoi me mesazhe për unitet, drejtësi dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.