Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë në territorin e gjithë vendit për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve katër kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit në Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë, ku një motoçiklist është kapur me 2,37 promilë alkool në gjak, katër kanë drejtuar automjete pa leje të vozitjes, mes tyre edhe një i mitur nga Gostivari, ndërsa një shofer nga Vinica ka drejtuar pavarësisht ndalesës aktive për drejtimin e automjetit.
Për të gjitha rastet pas dokumentimit të të cilave do të pasojnë kallëzime penale.