Hamza: Ka përfunduar pjesëmarrja jonë në seanca, deri në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese





Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar para mediave se pjesëmarrja e partisë së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar, deri në marrjen e një përgjigjeje të plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Ai tha se PDK-ja do t’i drejtohet sigurt Gjykatës Kushtetuese dhe se këtë do ta bëjë brenda afateve ligjore dhe kushtetuese.

“Do ta dërgojmë brenda afatit ligjor dhe kushtetues, për të gjitha shkeljet që e kanë përcjellë këtë proces”, deklaroi Hamza.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo