Aksion i madh i MPB-së: Bastisje në mbi 20 lokacione për falsifikim të lejeve të vozitjes





Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme po zhvillon një aksion të koordinuar, në kuadër të të cilit po kryhen bastisje në rreth njëzet lokacione.

​Sipas informacioneve, aksioni po zhvillohet për shkak të dyshimeve për lëshim të paligjshëm dhe falsifikim të lejeve të ngasjes për kategoritë C dhe D.

​Aktivitetet policore janë të orientuara drejt zbardhjes së plotë të rasteve dhe sigurimit të provave materiale.

​Për momentin nuk jepen detaje për numrin e të dyshuarve apo personave të mundshëm të ndaluar.

​Më shumë informacione për rezultatet e aksionit priten pas përfundimit të tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo