Kroati vret bashkëshorten në ditëlindjen e fëmijës

Kroati vret bashkëshorten në ditëlindjen e fëmijës

Një tragjedi ka tronditur qytetin kroat Slatina, ku është arrestuar një burrë i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci. Vrasja ndodhi gjatë festës së ditëlindjes së njërit prej gjatë fëmijëve të tyre.

​Sipas medieve kroate, gruaja prej muajsh kishte paralajmëruar se i frikësohej për veten dhe fëmijët dhe kishte kërkuar ndihmë nga institucionet. Vetëm një orë para krimit, ajo dyshohet se kishte thirrur policinë, duke treguar se bashkëshorti ishte i dehur e violent dhe kishte kërkuar që policët të vinin në vendngjarje.

​Sipas dëshmive të të afërmve, policia nuk kishte dalë në terren. Më vonë fqinjët kishin thirrur ndihmën, pasi kishin dëgjuar ulërimat e fëmijëve, por atëherë ishte tepër vonë.

​I dyshuari është gjetur në vendin e krimit dhe është arrestuar menjëherë. Policia njoftoi se hetimi penal është në rrjedhë e sipër, ndërsa ai dyshohet se e ka vrarë gruan me një mjet të mprehtë.

​Pas tragjedisë, drejtori i përgjithshëm i policisë kroate urdhëroi një kontroll të jashtëzakonshëm në stacionin e policisë në Slatina, me qëllim që të përcaktohet se si kanë vepruar institucionet me viktimën dhe të dyshuarin. Ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se rezultatet e kontrollit duhet të bëhen të ditura brenda një deri në dy ditë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo