Shasivari – Mishel: Përmirësimi i kushteve në institucionet ndëshkuese – korrektuese dhe respektimi i të drejtave të njeriut





Përmirësimi i kushteve në institucionet ndëshkuese – korrektuese dhe respektimi i të drejtave të njeriut ishin ndër temat për të cilat u diskutua në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me Alan Mishel, kryetar i Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT).

Në takim u shqyrtuan gjendjet aktuale në institucionet ndëshkuese – korrektuese, si dhe përparimi në zbatimin e rekomandimeve të përfshira në raportet e mëparshme të Komitetit.

Bashkëpunimi me CPT është i rëndësishëm për avancimin e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve dhe sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të personave të privuar nga liria.

Në periudhën e ardhshme, Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të punojë në avancimin e standardeve në sistemin ndëshkues – korrektues, në përputhje me rekomandimet e Komitetit dhe praktikave evropiane.

Shasivari – Mishel: Përmirësimi i kushteve në institucionet ndëshkuese – korrektuese dhe respektimi i të drejtave të njeriut

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo