Autobusi nga Holanda u përmbys në Zvicër, raportohet për viktima dhe të lënduar





Raportohet se disa persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku me autobus në lindje të Zvicrës, njoftoi policia në platformën „X“.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në kantonin Graubünden, në rrugën mes qyteteve Zernez dhe Scuol.

Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për një autobus me targa holandeze, i cili transportonte një grup prej 48 personash. Këtë për portalin “Blick” e konfirmoi zëdhënësja e Shoqatës Holandeze të Industrisë së Turizmit (ANVR).

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga ajo që ka ndodhur. Ky është një aksident i tmerrshëm”, deklaroi ajo.

Në fotografitë nga vendi i aksidentit shihet autobusi i përmbysur anash, në një fushë pranë rrugës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të shumta të ndihmës së shpejtë, zjarrfikës dhe disa helikopterë shpëtimi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo