Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në ambientet e komunës dy karateistet e reja tetovare, Buna Sherifi dhe Erjona Emini, të cilat do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të Karatesë, që do të mbahet në Bielsko-Biała të Polonisë, nga 14 deri më 18 tetor.
Kasami ka bërë të ditur se të dyja sportistet janë kampione të Maqedonisë së Veriut në kategorinë e kadetëve, në disiplinat e tyre përkatëse.
“Kam kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Tetovës dy karateistet e reja tetovare, Buna Sherifi dhe Erjona Emini, të cilat do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të Karatesë në Bielsko-Biała të Polonisë, nga 14 deri më 18 tetor.
Të dyja janë kampione të Maqedonisë së Veriut për kadetë, në kategoritë e tyre, të cilat me punën, përkushtimin dhe talentin e tyre kanë arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Kasami.