Dimitrieska-Koçoska në Konferencën Rajonale “Ohër 2026” – Konsolidimi fiskal dhe zhvillimi krijohen së bashku, disiplinë fiskale nuk do të thotë heqje dorë nga zhvillimi ekonomik

10 shtator 2026, Shkup – Mjedisi global mbetet jashtëzakonisht kompleks. Pasiguria gjeopolitike, çmimet më të larta të energjisë, kufizimet në tregtinë globale dhe kushtet rigoroze financiare kanë pasoja të drejtpërdrejta mbi ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe mbi hapësirën fiskale për të reaguar mbi çdo goditje të re.

Kjo u theksua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë fjalimit hyrës në Konferencën Rajonale “Ohër 2026”.

“Një nga mësimet më të rëndësishme gjatë viteve të fundit është se hapësira fiskale duhet të krijohet para se të jetë e nevojshme. Qëndrueshmëria fiskale nuk krijohet në momentin kur shpërthen kriza. Ajo krijohet paraprakisht, përmes menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike, uljes graduale të deficitit, menaxhimit të kujdesshëm të borxhit publik, përmirësimit të arkëtimit të të hyrave dhe rritjes së cilësisë së shpenzimeve publike. Pikërisht këtë qasje ndjek Republika e Maqedonisë së Veriut në kuadër të politikës së saj fiskale afatmesme”, deklaroi ministrja.

Ajo shtoi se, në kohë të pasigurisë së vazhdueshme dhe fragmentimit multipolar, si dhe të rritjes së borxhit publik si pasojë e mbështetjes fiskale gjatë pandemisë dhe krizës energjetike, gjetja e ekuilibrit ndërmjet nevojave reale dhe mundësive paraqet sfidë të vërtetë për financat publike. Prandaj, Qeveria ka zgjedhur rrugën e konsolidimit fiskal gradual dhe të përgjegjshëm, duke u angazhuar njëkohësisht në tejkalimin e mangësive të së kaluarës në planifikimin dhe menaxhimin e investimeve publike.

Ministrja theksoi se konsolidimi fiskal nuk duhet të jetë proces mekanik i shkurtimit të shpenzimeve, ndërsa efikasiteti në arkëtimin e të hyrave nuk duhet të rezultojë përmes rritjes së ngarkesës mbi ata që tashmë i përmbushin rregullisht detyrimet e tyre.

Ajo potencon se ekonomitë e rajonit kanë nevojë për norma më të larta rritjeje, ndërsa është thelbësore që kjo rritje të mos bazohet vetëm në rritjen e konsumit, por të nxitet nga produktiviteti. Sipas ministres duhet të vendoset theks i veçantë te investimet strategjike në infrastrukturë dhe energjetikë, veçanërisht nëse merren parasysh ndryshimet klimatike, të cilat kanë prekur veçanërisht kontinentin evropian këtë vit.

“Për vendet e Ballkanit Perëndimor, stabiliteti dhe rritja nuk janë qëllime të kundërta. Ato duhet të krijohen së bashku. Disiplinë fiskale nuk do të thotë heqje dorë nga zhvillimi. Investimet nuk nënkuptojnë neglizhimin e borxhit. Mbrojtja sociale nuk do të thotë rritje e vazhdueshme e shpenzimeve joefikase. Nëse do të më duhej ta përmbledhja politikën që ndjekim në Maqedoni, do ta ndaja të në katër parime: stabilitet, qëndrueshmëri, investime dhe produktivitet. Disa nga vendet tona të rajonit sot mund të jetë jashtë nga Eurozona, por ato nuk janë jashtë nga realiteti ekonomik evropian.

Prandaj, përgjegjësia jonë është të krijojmë financa publike që do të jenë mjaftueshëm stabile për t’i asorbuar goditjet, por edhe mjaftueshëm fleksibile për ta mbështetur zhvillimin”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska, duke bërë thirrje për krijimin e ekonomive që nuk do të reagojnë vetëm ndaj krizave që vijnë nga jashtë, por do të kenë edhe kapacitetin e tyre mbi rritjen.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo