Ramadani: Të shohim a do kemi rast për Kushtetuese apo lojë të LVV-së me shtetin





Burim Ramadani, deputet i Aleancës, ka paralajmëruar se partia e tij do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se do të shohin nëse do të ketë rast për Gjykatë apo nëse kjo është “lojë e LVV-së me shtetin”.

“Sot do ta shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese apo krejt kjo është vetëm vazhdim i lojës së Vetëvendosjes me shtetin”.

“Aleanca mbetet parimore, Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, shkroi Ramadani.

Sot, nga ora 11:00, është thirrur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. LVV, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në seancë, për dallim nga Aleanca që ka refuzuar pjesëmarrjen

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo