Gjëra të pazakonta gjenden në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq
Gjëra të pazakonta janë zbuluar në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq.
Gjatë pastrimit të objektit janë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.
Sipas fotove të siguruara nga Klan Kosova, në bodrum shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe, transmeton Klankosova.tv.
Ekzistojnë dyshime se në afërsi ose nën objekt mund të ketë edhe një varrezë masive e lidhur me periudhën e luftës së fundit në Kosovë. Megjithatë, deri tani këto mbeten vetëm dyshime dhe nuk ka konfirmim zyrtar se bëhet fjalë për varrezë masive.