Shkup – Një 19-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë punës në një objekt ndërtimi në komunën e Gjorçe Petrovit.
Sipas policisë, i riu u transportua në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”. Për rastin është njoftuar Inspektorati i Punës, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit në vendin e punës.TS