“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”, aksion i “Liria ka Emër” para zyrave të EULEX-it
Aktivistë të platformës “Liria ka Emër” kanë organizuar aksion simbolik para zyrave të EULEX-it në Prishtinë.
“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”, ishte baneri që u shpalos para selisë së këtij misioni, ku edhe ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.
Ky aktivitet u mbajt 8 para vendimit final në Hagë për katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, njofton Klankosova.tv.