Shkup – Një automjet “Peugeot” me targa të Shkupit është përfshirë nga zjarri në zonën e Bit Pazarit.
Sipas denoncimit të pronares, zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve dhe nuk ka persona të lënduar. Policia ka kryer këqyrjen dhe po heton shkaqet e zjarrit.TS