O’Brennan: Serbia nuk ka vend në BE pas ceremonisë për Mladiqin





Profesori irlandez i politikave evropiane, John O’Brennan, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian për qasjen ndaj Serbisë, pas ceremonisë së varrimit të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mladiq

O’Brennan tha se BE-ja për vite me radhë është bindur se Serbia ka ndryshuar ose po bëhet një shtet “normal” evropian.

“Sot, Kisha dhe shteti i Serbisë i dhanë një varrim si heroi kasapit të Bosnjës”, shkroi ai në X.

Sipas tij, Serbia, pas këtij veprimi, “kategorikisht nuk ka vend në Bashkimin Evropian”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo