Paralajmërimi i Erdoganit: Nuk do të lejojmë rrethimin e Turqisë nga armiqtë

residenti turk Recep Tayyip Erdogan ka lëshuar një paralajmërim të fortë në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se Turqia nuk do të qëndrojë spektatore përballë asaj që e konsideron si hapa armiqësorë që synojnë rrethimin e vendit.

Në fjalimin pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, Erdogan tha se qëndrimi i qetë dhe i matur i Ankarasë nuk duhet të interpretohet si dobësi, ndërsa paralajmëroi se Turqia do t’i përgjigjet çdo veprimi armiqësor që cenon sigurinë e saj.

“Qëndrimi ynë dinjitoz dhe gjakftohtë të mos e çojë askënd drejt ëndrrave të tjera. Në këto troje, të cilat i bëmë atdheun tonë duke dhënë dhe marrë jetë nën tingujt e shpatave, nuk do të lejojmë askënd të kryejë ‘operacione’. Po kështu, nuk do të qëndrojmë në tribuna si spektatorë përballë hapave armiqësorë në rajonin tonë që synojnë të rrethojnë Turqinë. Turqia nuk është kundër asnjë shteti, asnjë shoqërie, asnjë besimi apo kulture. As që mund të mendohet diçka e tillë. Por Turqia është kundër çdo paligjshmërie, çdo padrejtësie, çdo tiranie dhe çdo akti banditesk, pavarësisht se nga kush vjen, dhe kështu do të vazhdojë të jetë”, deklaroi Erdogan.

Edhe pse nuk përmendi konkretisht ndonjë shtet, deklaratat e presidentit turk vijnë në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Erdogan u ndal edhe te pasojat ekonomike të situatës, duke theksuar se rritja e çmimeve të naftës po ndikon në ekonominë globale.

“Për sa kohë që nyja në Ngushticën e Hormuzit nuk zgjidhet, çmimet e naftës do të vazhdojnë të rriten. Lufta e nisur nga provokimet e Izraelit nuk po paguhet vetëm nga populli iranian apo vendet e Gjirit, por nga të gjithë”, u shpreh presidenti turk.

Erdogan deklaroi se Turqia nuk është kundër asnjë vendi, populli apo feje, por shtoi se Ankaraja do të vijojë të kundërshtojë çdo shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe çdo përpjekje që, sipas tij, rrezikon stabilitetin e rajonit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo