“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres së njohur spanjolle. “Viktima” i kupton dhe…

Një natë e zakonshme në shtëpi u kthye në një moment paniku për influenceren e njohur spanjolle Rocío Osorno, pasi dy persona të maskuar depërtuan në banesën e saj ndërsa ajo dhe familjarët ndodheshin brenda.

Në momentin e incidentit, Osorno ishte në katin e sipërm të banesës duke xhiruar materiale për rrjetet sociale. Ajo nuk kishte kuptuar se në katin tjetër po lëviznin grabitësit, të cilët kishin hyrë në shtëpi përmes një dritareje.

Gjithçka u zbulua kur influencerja vuri re se një dritare, e cila sipas saj zakonisht mbahej e mbyllur, ishte e hapur. Dyshimi se dikush mund të kishte hyrë në banesë e bëri të reagojë menjëherë. Ajo nisi të paralajmërojë familjarët dhe t’u kërkojë të largoheshin drejt një zone të sigurt.

Në regjistrimet e kamerave të sigurisë dëgjohen edhe grabitësit duke komunikuar me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe:

“Ej… na këtë merre këtë.”

– “Ku ta çoj?”

– “Hajde të ikim o burrë!”

– “Jena keq këtu…”

– “Hajde të ikim o burrë se na q**e nanën!”

Vetë Osorno ka rrëfyer më pas se gjithçka ndodhi në pak çaste dhe se prania e familjarëve në banesë e bëri situatën edhe më alarmante.

“Ishim të gjithë në shtëpi. Isha lart duke regjistruar dhe, falë Zotit, pashë dritaren e hapur. Në atë moment kuptova se ishte dikush aty dhe ika me vrap”, ka treguar ajo.

Në ato momente, në banesë kishte mbërritur edhe ish-bashkëshorti i saj, deputeti i VOX-it, Jacobo Robatto. Sipas influencers, prania e tij ndihmoi në menaxhimin e situatës dhe në njoftimin e menjëhershëm të autoriteteve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo