Pas takimit me Putinin, Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Kiev – priten nga Zelensky





Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Kiev për bisedime lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë.

Ata janë pritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa para nisjes së takimit zyrtar kanë vizituar disa objekte në kryeqytetin ukrainas.

Para takimit me përfaqësuesit amerikanë, Zelensky është konsultuar me ekipin negociator të Ukrainës, duke deklaruar se Kievi ka qenë dhe do të mbetet konstruktiv në procesin e bisedimeve.

“Jemi të interesuar ta afrojmë fundin e luftës. Nevojitet paqja. Nevojiten garanci sigurie. Nevojitet një karakter dinjitoz i paqes së pasluftës. Propozimet tona janë përgatitur. Është e rëndësishme të punohet në mënyrë të koordinuar, kuptimplotë dhe realiste”, ka deklaruar Zelensky.

Vizita e Witkoffit dhe Kushnerit në Kiev vjen pas qëndrimit të tyre në Moskë, ku janë takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo