Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka thënë se zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Ai ka thënë se nuk e di se kush po merret me çështjen e rikthimit të ligjit në Kuvend.Sipas Klinakut, Aleanca është e vetmja parti që po reagon lidhur me këtë çështje.
Ai ka theksuar se e vetmja kjo parti, po e kundërshton rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, si dhe ndryshimin e tij.