Dubrovniku ngritë nismë: Kërkohet heqja e lejeve të punës për personat që glorifikojnë Ratko Mlladiqin
Pas vdekjes së Ratko Mlladiqit, i dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte, në Kroaci është hapur një debat për personat që punojnë në këtë vend, por njëkohësisht publikisht glorifikojnë ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska.
Disa politikanë nga Dubrovniku kanë shprehur qëndrimin se punëtorëve nga Trebinja që glorifikojnë Mlladiqin duhet t’u hiqen lejet e punës në Kroaci. Për këtë ide, Libertas Televizija ka diskutuar edhe me qytetarët e Dubrovnikut.
Për momentin bëhet fjalë vetëm për një propozim politik dhe debat publik, dhe jo për ndonjë vendim të përgjithshëm të institucioneve kroate për heqjen automatike të lejeve të punës.
Banorët e Dubrovnikut të ndarë për këtë propozim
Afërsia mes Dubrovnikut dhe Trebinjës e bën këtë çështje veçanërisht interesante, pasi një pjesë e banorëve të Hercegovinës Lindore udhëtojnë çdo ditë ose në mënyrë sezonale për të punuar në Kroaci.
Pas reagimeve të fundit lidhur me vdekjen e Mlladiqit, është hapur pyetja nëse glorifikimi publik i një krimineli lufte të dënuar përfundimisht duhet të ketë pasoja edhe për statusin e punëtorëve të huaj.
“Çfarë do të bënte këtu nëse nuk i respekton ligjet e vendit ku punon?”, tha njëri prej të intervistuarve nga Libertas Televizija, duke mbështetur këtë ide.