Aksidenti ku vdiq 29-vjeçari, deklarohet policia: Ishin të përfshira një automjet e motoçikletë





Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Kjo e fundit ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ku motoçiklisti ka humbur jetën.

‘’Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë ajo.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo