Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Autostradë





Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Autostradë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradë, km I 29 nga Vërmica.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se dy persona janë aksidentuar, në aksidentin që ndodhi të mërkurën rreth orës 20:07.

“Në ora 20:27, policia është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, km i 29 nga Vërmica. Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Në vendin e ngjarjes pos njësive policore janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo