Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shfaqur në një kodër dhe përhapja e tyre po rrezikojë hotele dhe biznese që ndodhet pranë vatrës.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punohet për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri në këto momente nuk raportohet nëse zjarri ka shkaktuar dëme materiale apo persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po përqendrojnë ndërhyrjen në vënien nën kontroll të vatrës dhe shmangien e përhapjes së flakëve drejt hoteleve.