Një grua gjendet e vdekur në bunarin e një shtëpie në Prishtinë, Policia nis hetimet





Një grua është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në oborrin e një shtëpie në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar dje, ndërsa dyshohet se viktima kishte rënë në bunar.

Polica tha se trupi i viktimës është nxjerrë nga bunari nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen.

“Prishtinë / 22.08.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovar dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) në oborrin e shtëpisë. Trupi i viktimës është nxjerrë nga bunari nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia e ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo