Vdes polici Altin Kryeziu – para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun





Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë, teksa po e drejtonte trafikun.

Graishta ka shprehur pikëllimin për vdekjen e policit të ri në moshë, duke e përshkruar atë si zyrtar të devotshëm, koleg, mik dhe shok shembullor.

“I rëndë lajmi që nga sot nuk je në mesin tonë Altin Kryeziu. Do të kujtohesh përherë si zyrtar i devotshëm i organizatës sonë, si koleg, mik e shok shembull për të gjithë ne. Ishe shkurt në këtë botë, por do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Altin Kryeziu pësoi lëndime të rënda në një aksident trafiku që ndodhi para 7 ditësh në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Sipas Policisë, një shofer kosovar, duke drejtuar veturën me shpejtësi të madhe, i goditi katër automjete, ndërsa më pas edhe zyrtarin policor që ishte duke rregulluar komunikacionin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo