Haradinaj propozon që partitë t’ia vazhdojnë mandatin për President Hashim Thaçit: Është nder për ne si shqiptarë
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që partitë politike në Kuvend t’ia “vazhdojnë mandatin” Hashim Thaçit si president, duke shtuar se atij mandati iu ndërpre për shkak të një ndërhyrje ligjore.
“Çështja e marrëveshjes për President edhe kjo është alibi që ndodh qëllimshëm. Pra, e shtyn, e shtyn, e shtyn dhe në këtë mandat të dytë, të cilin po e djeg, pra e shihni që çdo 48 orë duhet të thirret seanca -nëse do zgjidhje Kurti, regjimi i Kurtit, me të thënë të drejtën është nder edhe i kësaj legjislature dhe çdo legjislature që t’ia vazhdojmë mandatit presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake a politike, por për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që kurrë nuk flenë, që t’ua vazhdojmë mandatin”.
Haradinaj tha se ka edhe “x opsione” që mos me e mbajt peng vendin.
“Armiqtë e Kosovës nuk flejnë, regjimi i Kurtit po do me e vu në gjumë Kosovën në interes të armiqve”.