Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar, teksa avioni me të cilin po udhëtonte nga Tirana ishte duke u ulur në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.
Siç shkruan abcnewsal, i moshuari udhëtonte së bashku me familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore.
Ai kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore pas zbritjes nga avioni, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiak.
Ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht, ndërhynë menjëherë, por nuk arritën ta shpëtonin.
Avioni nga Tirana u ul në aeroport pak pas mesnatës, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe Policia e aeroportit.